DRITA-FLAMURTARI
Pika e parë për Flamurtarin
9 September, 2017 @18:34
Flamurtari i Prishtinës ka arritur të merr pikën e parë të stinorit në Superligë. Kuqezinjtë e kryeqytetit kanë arritur të shkëpusin pikën e parë si mysafir në Gjilan, pas 2 humbjeve të regjistruara në dy xhirot e para të stinorit të tyre të parë nga rikthimi në elitë.
Drita ka pasur raste të panumërta në ndeshje. Xhevdet Shabani ka provuar disa herë, ka harkuar për bashkëlojtarët, por pa sukses. Ka qenë edhe Endrit Krasniqi, pastaj kaf fundi edhe Liridon Leci ka tentuar kah fundi - ka goditur shtyllën, por kot.
Drita regjistron barazimin e parë të stinorit pas 3 xhirove të zhvilluara dhe tash ka bilanc 1-1-1, me 4 pikë, derisa Flamurtari mori pikën e parë.