PRISHTINA-LIRIA
Armend Dallku vendos derbin, Prishtina me 10 lojtarë mposht Lirinë
9 September, 2017 @18:26
Përkundër se ishin me 10 lojtarë në minutat e fundit të ndeshjes, prishtinasit kanë arritur të mposhtin Lirinë në derbin e ditës në Superligë, përmes një goli të kapitenit Armend Dallku, për 1-0.
Liria në disa pjesë ka qenë më dominante dhe ka pasur rastet e veta, por asgjë nuk ka shkuar si duhet kur vinte mundësia për të bërë finalizimin.
Kjo i kushtoi prizrenasve në fund. Ndërsa Debatik Curri doli nga ndeshja pas dy kartonëve të verdhë të marrë në ndeshje, duke lënë shokët me disavantazh numerik për 20 minuta.
Sidoqoftë, ky fakt, nuk ndikoi në demoralizimin e Prishtinës. Ata arritën të shënojnë pas asistimit të Mentor Mazrekajt, që gjeti Dallkun me përvojë për të shënuar për fitore.
Fitorja e dytë me radhë për Prishtinën këtë stinor, ndërsa humbja e dytë për Lirinë, me radhë si mysafir.