BAYERN SHOW
Barça copëtohet në 4 pjesë
23 April, 2013 @21:14
Bayern Muncheni gati e ka futur në xhep biletën e finales së Ligës së Kampionëve, pas fitores së bindshme ndaj Barcelonës në praninë e rreth 72 mijë tifozëve të flaktë në Munih.
Ekipi bavarez, i cili kërkonte me ngulm një gol të hershëm në ndeshje, pas sulmeve të shumta arriti të shënoj në minutën 25’ me anë të Thomas Mullerit, i cili realizoi me kokë nga afërsia duke e mposhtur portierin katalonas, Victor Valdes.
Në pjesën e dytë gjermanët e dyfishuan epërsinë me golin e Mario Gomezit në minutën 49’, derisa Arjen Robben (73’) realizoi për 3-0 pas një kundërsulmi të bavarezëve.
Për rezultatin final 4-0 u përkujdes Thomas Muller (82’), i cili shënoi golin e dytë të tij në këtë ndeshje.