Grupi A: HOLANDA - FRANCA
Pogba përcakton fituesin
10 October, 2016 @22:29
Franca ka shënuar fitore përballë Holandës në ndeshjen kryesore të ditës, në kualifikimet për Kampionatin Botëror Rusia 2018.
Trekolorët i mposhtën tulipanët me rezultat minimal, 1-0, me golin e vetëm të shënuar nga Paul Pogba, i cili e mposhti portierin holandez Stekelenburg, me një goditje të fortë nga distanca në minutën 30’ të ndeshjes.
Pogba scores for France against the Netherlands pic.twitter.com/5OQhyyIroz
— Pogba HQ (@PogbaHQ) October 10, 2016
Holanda kishte rast të mirë për ta barazuar rezultatin sidomos në minutën 89’, kur Memphis Depay provoi të shënojë nga afërsia, mirëpo portieri Hugo Lloris u tregua i vëmendshëm.
Me këtë fitore, Franca tani ka 7 pikë pas 3 ndeshjeve dhe së bashku me Suedinë kryeson në grupin A, ndërsa Holanda renditet menjëherë pas tyre me 4 pikë të tubuara.