TË HEKURT
Portat e paprekura, Besa më e mira
23 May, 2016 @9:21
Skuadra e Besës së Pejës është ekipi me numrin më të madh të ndeshjeve të këtij stinori në Superligë - me portë të paprekur.
Te portat e paprekura llogariten ndeshjet që mbrojtja nuk ka pësuar gol fare gjatë ndeshjes.
Futbollistët e ekipit pejan në gati 50% të ndeshjeve të këtij stinori nuk kanë pranuar gol, ku kryesojnë listën me 16 ndeshje pa gol të pësuar.
Pas Besës, portën më të sigurt këtë stinor e ka pasur Hajvalia, që ka përfunduar stinorin me 15 ndeshje pa pranuar gol në portë.
Besa në pjesë më të madhe të stinorit 2015/16 drejtohej nga Arbnor Morina, ndërsa në fund, ai u zëvendësua nga Ilir Nallbani.