BALLKANI - LLAPI
Potoku shpëton Ballkanin nga humbja
6 November, 2019 @15:46
Ndeshja në mes të Ballkanit dhe të Llapit, ka përfunduar me rezultat 1-1.
Skuadra e Llapi kaloi në epërsi përmes Sebino Plakut, i cili shënoi në minutën e 33’ nga pika e bardhë, derisa me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë e ndeshjes.
Në minutën e 63’, Sebino Plaku shënoi edhe golin e dytë, por u anulua nga gjyqtari kryesor Kreshnik Vula, për shkak të pozitës jashtë lojë.
Goli i Ballkanit erdhi në minutën e 71’ nga Arbër Potoku, që shënoi pas një tollovije e krijuar në zonën e skudrës së Llapit.
Ballkani në minutat e mbetura i kishte dy raste shumë të mira me Jetmir Topallin, por nuk arriti të shënojë për ta mposhtur skuadrën e trajnerit Tahir Batatina.
Ballkani gjendet në krye të tabelës me 30 pikë, kurse Llapi me 24 pikë gjedet në pozitën e pestë.
Në xhiron tjetër Ballkani përballet me Trepçën ‘89, derisa Llapi me Prishtinën.