Të gjitha lajmet

LIVERPOOL 2-1 GENK

Barazimi i Napolit, çon kampionin aktual evropian në krye

Foto: uefa.com

Barazimi i Napolit, çon kampionin aktual evropian në krye

5 November, 2019 @23:48

Napoli nuk ka arritur të mposht ekipin që po bën lojëra tepër të mira në Ligë të Kampionëve, Salzburg, duke barazuar 1-1 në fund.

Barazimi i Napolit dhe fitorja në Anfield Road e Liverpoolit ndaj Genkut, 2-1, bën që kampionët evropian të dalin në krye të Grupit E, dy xhiro para fundit të fazës grupore.

Senzacioni norvegjez Erling Haland (11’) i dha epërsinë Salzburgut në San Paolo, derisa Hirving Lozano barazoi për napolitanët (43’) 1-1. Elseid Hysaj mbeti në bankën rezervë gjatë ndeshjes.

Në anën tjetër, Liverpool dominoi për fitore ndaj Genkut në fitoren 2-1 (Georginio Wijnaldum 14’, Alex Ox-Chamberlain 53’ - Mbwana Samatta).

Në Grupin E Liverpool me 9 pikë është lider, i ndjekur nga Napoli me 8, Salzburg me 4 dhe Genk i fundit, me 1 pikë.

 

CHELSEA 4-4 AJAX

Goleadë në Stamford Bridge, për tu përzier grupi krejtësisht

Foto: uefa.com

5 November, 2019 @23:09

Lille është ekipi i vetëm që nuk ka gjasa të dalë më tutje nga Grupi H i Ligës së Kampionëve,…

DORTMUND 3-2 INTER

Dortmund sezacional, përmbys Interin prej 0-2

Foto: uefa.com

5 November, 2019 @22:59

Borussia Dortmund ka dhënë një paraqitje fantastike në Signal Iduna Park sonte, duke kthyer ndeshjen në pjesë të dytë, përkundër…

BARCELONA 0-0 SLAVIA

Slavia ndal Barcelonën

Foto: uefa.com

5 November, 2019 @20:59

Përkundër rasteve të shumta, Barcelona është treguar jo-efikase në përballjen e xhiros së katërt të fazës grupore të Ligës së…

GRUPI C

Sterlingu zgjon Cityn për fitore

Foto: uefa.com

1 October, 2019 @23:43

Jo siç është pritur, por në fund ka fituar 2-0. Manchester City ka shënuar edhe fitoren e dytë në…

GRUPI D

Juve e Atletico nisin dallimin

Foto: uefa.com

1 October, 2019 @23:20

Me fitoret e sontme bindëse, Juventus dhe Atletico Madrid kanë treguar dallimin ndaj skuadrave tjera kundërshtare që e kanë në…

Të gjitha lajmet nga Champions League