DORTMUND 3-2 INTER
Dortmund sezacional, përmbys Interin prej 0-2
5 November, 2019 @22:59
Borussia Dortmund ka dhënë një paraqitje fantastike në Signal Iduna Park sonte, duke kthyer ndeshjen në pjesë të dytë, përkundër se pas 45 minutave të para të lojës ishin në disavantazh 0-2 (Lautaro Martinez 5’, Matias Vecino 40’).
Krahu maroken i ekipit të Dortmundit, ka çarë Interin plotësisht në pjesë të dytë me dëpërtimet e tij, ndërsa ka shënuar dy gola në rikthimin e ekipit të drejtuar nga zvicerani Lucien Favre.
Achraf Hakimi shënoi dy herë (51’, 77’) ndërsa golin tjetër në rikthim e shënoi Julian Brandt (64’) për fitoren e madhe të Dortmundit sonte. Inter pat rast të mirë të barazoj në fund të ndeshjes, por tentimi i zëvendësuesit Stefano Sensi u ndal nga portieri Roman Burki.
Me këtë fitore të Dortmundit, gjendja në Grupin F pas katër xhirove është kështu: Barcelona 8 pikë, Dortmund 7, Inter 4 dhe Slavia 2.
Ndeshjet e fundit të grupit janë: Barcelona - Dortmund, Slavia - Inter, Dortmund - Slavia dhe Inter - Barcelona.