Të gjitha lajmet

CHELSEA 4-4 AJAX

Goleadë në Stamford Bridge, për tu përzier grupi krejtësisht

Foto: uefa.com

Goleadë në Stamford Bridge, për tu përzier grupi krejtësisht

5 November, 2019 @23:09

Lille është ekipi i vetëm që nuk ka gjasa të dalë më tutje nga Grupi H i Ligës së Kampionëve, pasi që u mposht thellë sonte nga Valencia 4-1 në Mestalla.

Me këtë fitore, Valencia arriti në 7 pikë. E në 7 pikë janë edhe Chelsea e Ajax, që barazuan në goleadën 4-4 në Stamford Bridge sonte.

Ajax ka qenë në epërsi 1-4, para se dy futbollistë të tij të përjashtohen me kartona të kuq, gjë që e shfrytëzoi mirë ekipi i Frank Lampardit për të barazuar në fund 4-4 [Jorginho (P) 4’, (P) 71’, Azpilicueta 63’, Reece James (74’) - Tammy Abraham AG 2’, Quincy Promes 20’, Kepa AG 35’, Donny van de Beek 50’].

Gjendja e Grupit H aktualisht është kështu: Chelsea, Ajax e Valencia, secila nga 7 pikë dhe i fundit në grup është Lille, me 1 pikë të vetme.

Duelet e mbetura në këtë grup janë këto: Valencia - Chelsea, Lille - Ajax, Chelsea - Lille dhe Ajax - Valencia.

 

MEDIA TALK

Challandes parashikon muajin e ndeshjes Maqedonia V - Kosova

7 April, 2020 @0:21

Selektori më i suksesshëm i Kosovës në historinë e shkurtër të vendit tonë në gara ndërkombëtare, Bernard Challandes, duke folë…

JUGKOREANI

Son Heung-min shkon në ushtri

6 April, 2020 @23:58

Futbollisti i Tottenham Hotspurit, Son Heung-min, do të kryejë shërbimin ushtarak në shtetin e tij, Kore të Jugut, ka konfirmuar…

DON BALON

Marash Kumbulla në radar të Real Madridit

6 April, 2020 @15:33

Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, i është ofruar si zgjidhje kryetarit të Real Madridit Florentino Perez, shkruan sot Don…

STINORI 1999/2000

Tabelat përfundimtare 1999/2000 të Ligave të Dyta të Kosovës

Foto nga arkivi i Brahim Vojvodës, sulmuesit të KF Drenica

6 April, 2020 @14:58

Ishte sezoni i parë i pasluftës në Ligë të Dytë të Kosovës, që në fakt ishin dy. Liga e Dytë…

TOP 10

Laureatët e vitit 2000 nga FFK

6 April, 2020 @0:12

Në stinorin e parë të pasluftës në Kosovë dhe pas shpalljes së Prishtinës kampione të Kosovës, e Gjilanit fitues të…

Të gjitha lajmet nga