JACK WILSHERE

REUTERS
Pranon fajin, por jo suspendimin
18 December, 2013 @22:28
Jack Wilshere, i cili u akuzua për sjellje të pahijshme retrospektivisht nga Federata Angleze e Futbollit, për shkak se i tregoi gishtin e mesëm të dorës publikut në Etihad gjatë disfatës 6-3 të Arsenalit nga Manchester City, ka pranuar akuzat ndaj tij por jo edhe kohën e suspendimit.
Federata angleze, siç mëson PA Sport, e ka suspenduar për dy ndeshje moslojë ëilsherein, por ky i fundit ka thënë se ky është suspendim i rëndë dhe ka kërkuar që ajo ti ulet për një ndeshje.
Në ditët të vijim pritet të shqyrtohet ankesa e mesfushorit të Arsenalit, derisa ai ndeshjen e radhës ndaj Chelseat do ta shikojë nga tribunat.