PORTIERI HEROIK
Prej Botërorit në Real Madrid
16 July, 2014 @9:55
Real Madrid ka paguar dëmshpërblimin për portierin kostarikan të Levantes, Keylor Navas.
Njoftimin e ka bërë të ditur spanjollja Marca sot, ku ka shkruar se gardiani 27 vjeçar i Kosta Rikës do të bëhet lojtar i ri i Real Madridit.
Levante ka kërkuar 10 milionë euro dëmshpërblim për portierin e saj që shkëlqeu në “Brazili 2014” duke qenë njeriu kryesor në ekip dhe në arritjen historike - çerekfinale të Botërorit.
Për më tepër, Keylor Navas, ka qenë edhe njëri ndër 3 kandidatët për Dorëzën e Artë të Botërorit që u fitua nga Manuel Neuer më vonë.
Navas kishte kaluar në Levante nga Albacete në korrik të vitit 2012 për 150 mijë euro.