NË KASTRIOT
Prishtina mban kreun, Kukaj kujdeset për fitoren
16 September, 2016 @16:45
Liderja e Superligës, Prishtina, së paku edhe këtë xhiro do ta mbajë pozitën e parë në tabelë.
Bardhekaltërit, në ndeshjen kryesore të javës që u zhvillua sot, e mposhtën Gjilanin, që deri para kësaj xhiroje mbante pozitën e dytë.
Prishtinasit kaluan në epërsi qysh në minutën e dytë, kur Liridon Kukaj u tregua i saktë pas asistimit të Armend Dallkut.
Më pas loja u zhvillua kryesisht në mesfushë, me disa gjysmë raste jo shumë të rrezikshme sa për të shënuar.
Në fakt, ndeshja përpak sa nuk përfundoi me barazim, kur Betim Haxhimusa nga afërsi goditi fortë me kokë, por top i ndal në transverzale dhe kështu ndeshja përfundoi me rezultatin minimal 1-0.