PRISHTINA
Prishtina në fundjavë nisen në Durrës, më pas në Antalya
18 January, 2017 @0:11
Skuadra e Prishtinës ka bërë të ditur programin e fazës së përgatitjeve për stinorin pranveror.
Bardhekaltërit më 22 janar do të nisen drejt bregdetit shqiptar, përkatësisht në Durrës, ku do të qëndrojë për tetë ditë.
Më pas skuadra do të kthehet në Prishtinë, për t’u nisur më 3 shkurt drejt qytetit Antalya të Turqisë. Aty Prishtina do të qëndrojë deri më 11 shkurt, ndërsa do të akomodohet në hotelin “Topkapi Palace”.
Prishtina aktualisht është duke u stërvitur në fushën ndihmëse të stadiumit “Agron Rama” dhe në palstrën e Kastriotit.