TALENTI I LIRISË
Roni Gashi nga Liria te Zlin
17 January, 2017 @15:09
Futbollisti i ri i Lirisë, Roni Gashi, këto ditë do të udhëtojë në Çeki te skuadra e Zlinit për një transfer eventual.
Lojtari në fjalë i kishte rënë në sy skautëve, të cilët kishin përcjellë atë në ndeshjet Liria-Llapi dhe Prishtina-Liria.
“Ai në këto ndeshje ka bindur skautët e ekipit çek, që më pas ka kërkuar edhe video tjera të lojtarit,” ka bërë të ditur Patrik Doqi, ish lojtar i Lirisë që bashkë me Rafael Frrokajn (menaxher) luajnë rolin kryesor në këtë kalim të lojtarit.
Frrokaj ka biseduar me drejtorin sportiv të Zlinit, Zdenek Grygera (ish lojtar i Juventusit e Fulhamit) që ka konfirmuar terminin për prova për Gashin 18 vjeç që luan në mesfushë.
“Vendimtare ka qenë cilësia, mosha dhe fizikusi i Gashit, me ç‘rast ekipi i Zlinit ka dërguar ftesa për prova,” ka shtuar Doqi për Borozani.com sot.
Roni Gashi do të qëndrojë prej javës tjetër të muajit janar deri në mars te ekipi çek për prova, me ç‘rast do të vendoset për fatin e tij.