ZEKIRIJA RAMADANI
Ramadani beson në sukses me Trepçën’89
17 January, 2017 @13:26
Kryetrajneri i ri i Trepçës’89, Zekirija Ramadani, ka arritur sot në Mitrovicë, ndërsa njoftimin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e ekipit mitrovicas.
Ekipi lider i kampionatit pjesën pranverore do ta vazhdojë me trajnerin Ramadani, që ka përvojë në elitën maqedonase të futbollit dhe Kategoria Superiore shqiptare.
“E kam përcjellë kampionatin e Kosovës, posaçërisht ekipin e Trepçës’89 që ka një fond të futbollistëve cilësorë dhe besoj që do të vazhdojmë aty ku është ekipi,” ka thënë Ramadani, duke falenderuar shtabin teknik të deritashëm të skuadrës për punën e bërë.
Trepça’89 po synon titullin kampion të Kosovës.