Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANALIZË

Pse Gjermania e Bayerni?!

REUTERS

Pse Gjermania e Bayerni?!


17 January, 2013 @10:47

Ish futbollisti i Barcelonës dhe Brescias, Josep Guardiola, në kohën që e udhëhoqi Barcelonën fitoi gjithçka dhe theu shumë rekorde me ekipin e tij. 

I drejtëpërdrejtë, serioz me buzëqeshje dhe me karakter të pathyeshëm, ai krijoi simpati jo vetëm te adhuruesit e futbollit, e tifozët e flaktë por edhe te ata të painteresuarit në futboll - që kur e shihnin thonin - ‘Eh, ky qenka tjetër’. 

Ai këtë stinor i dha vetes pushim… dhe derisa po qëndron në New York me familjen e tij, klubet e kërkuan dhe e kërkuan. E kur pritej ardhja e tij në Angli - ky e zgjodhi Gjermaninë dhe gjigandin e saj, Bayern.

Pse?! 

Bayern Munchen është klubi i vetëm në Gjermani që nuk mund të thehet asnjherë nga ekipet tjera. Në momentin që Bayern do t’ia mësyjë titujve në Gjermani, ata nuk ka kush i ndalë. Kjo po shihet më së miri këtë stinor, kur ata i thanë mjaft më dominimit dyvjeçar të Borussia Dortmundit. 

Emri i Bayernit është i madh. Ka krenari në atë dhe e tërë bota kur përmendet Bayerni - ndalet njëherë, pastaj flet. 

Emrat më të mëdhenjë të futbollit gjerman dhe atij botëror Franz Beckenbauer, Karl Heinz Rummenige, Uli Honnes, Matthias Sammer - janë drejtues të klubit.

Gjendja faktike në ekip! 

Gjermania ka njërën ndër infrastrukturat më të mira në Europë, nëse jo më të mirën, ku pas Kampionatit Botëror të vitit 2006, aty u rindërtua gjithçka. 

Shikueshmëria në Gjermani është tepër e madhe në krahasim me ligat tjera europiane, edhe në ndeshjet më së paku interesante. 

Bayern Munchen ka ekipin më të ri në moshë prej të gjitha skuadrave tjera që e kërkonin trajnerin katalonas. 

Bayern Munchen ka të vetmit qendërmbrojtës që do të mund të dalin me top nëse duhet si Pique e Puyol

Mesfusha e Bayernit ka qejf ta mbajë topin dhe di të luaj me atë. Xherdan Shaqiri, Javi Martinez, Toni Kroos, Emre Can, Luiz Gustavo - të gjithë nën moshën 25 vjeçare. Frank Ribery, Arjen Robben, Bastian Schweinsteiger - asnjëri nuk i ka 30 vjet. 

E vetmja gjë që i mungon taktikës dhe strategjisë së tij që e ka pasur në Barcelonë dhe do ta donte ta aplikojë në Bayern Munchen është 9-shja mashtruese. Qendërsulmuesi në hije, kjo i mungon. E Bayern përkundrazi ka qendërsulmues tipik, si Mario Mandzukic, Mario Gomez e Claudio Pizzaro

Cila nëntëshe mashtruese do të kalojë në Bayern, kjo është pyetja?! 

*Analizë ekskluzive


 
Të gjitha lajmet nga