PARIS

Foto:Google
PSG jeton për të fituar Champions
15 February, 2021 @21:07
Mauricio Pochettino pranoi se që kur arriti në Paris 40 ditë më parë ai ka vërejtur se klubi jeton vetëm për të fituar këtë garë.
“Në Paris ka një pasion të tepruar për të fituar këtë kupë,” pranoi ai.
Lidhur me ndeshjen kundër Bacelonës argjentinasi tha: “Ka aq shumë pasion saqë ai tejmbush kudo. Është një pasion i tepruar të fitosh Champions League këtu. Ne përshtatemi shpejt dhe i dimë vështirësitë, por jemi shumë të motivuar. Barça aspiron gjithashtu të fitojë Ligën e Kampionëve. Ata kanë ekip të shkëlqyeshëm dhe një trajner të shkëlqyeshëm. Unë e admiroja atë si lojtar dhe tani si trajner”.