INVESTIMI

REUTERS
Pumat e Arsenalit
27 January, 2014 @21:08
Shefi ekzekutiv i Arsenalit, Ivan Gazidis, ka njoftuar se ekipi që drejton ai ka arritur marrëveshje me kompaninë e veshmbathjeve sportive “Puma”, duke e ‘tradhëtuar’ kështu kompnaninë “Nike” pas 2 dekadave.
Me këtë kontratë, Arsenal do të përfitojë 30 milionë funta në vjet, derisa të dy pjesëmarrësit kanë nënshkruar marrëveshjen më të shtrenjtë në histori të tyre të këtij lloji.
Marrëveshja tregon se “Puma” është e përcaktuar që të ridërgojë veten në krye të emrave të veshmbathjeve sportive nën drejtimin e shefit të ri ekzekutiv, Bjorn Gulden.
Dy kundërshtarët më të mëdhenjë të “Puma”, “Nike” dhe “Adidas”, mbajnë kajmakun e tregut botëror me vlerë 4.5 miliarë euro në vjet. Derisa dy kompani tjera si “Under Armour” dhe “Warrior” janë gjithashtu duke treguar shenjat e rritjes në sport.