MILAN

Essien bëhet rossoner
27 January, 2014 @14:13
Mesfushori ganez Michael Essien ka arritur marrëveshje 18 mujore me Milanin dhe kjo është zyrtarizuar sot gjatë ditës në rrjetin social Twitter.
Përkundër se një gjë e tillë u planifikua të bëhet nesër në një konferencë për shtyp, si duket planet ndërruan te rossonerët.
Essien siç bëhet e ditur nuk ka kaluar me sukses testet mjekësore, për shkak të një lëndimi të vjetër që e ka pasur, mirëpo kjo nuk i ka penguar atij që në një postim të mëvonshëm ai të njoftojë për kalimin e testit mjekësor.
“Testet u kryen me sukses, gati për jetën e re me Milanin,” ka shkruar ganezi 31 vjeçar në llogarinë e tij në Twitter.
Ganezi do të bëhet përforcimi i tretë i Milanit në afatin kalimtar ta janarit pas Keisuke Hondas dhe Adil Ramisë.