Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DERBI

Qetë në Emirates

Qetë në Emirates


12 February, 2014 @22:32

Derbi i madh anglez ndërmjet Arsenalit dhe Manchester Unitedit ka kaluar në qetësi, pa gola. Dueli i shumëpritur i dy skuadrave që kanë shënuar rivalitetin më të madh në Premier League në 20 vitet e fundit, ka pasur mundësi t’i takojë njërës anë, por edhe rastet nuk kanë qenë të tepërta. 

Së pari ka qenë Robin Van Persie që ka krijuar rast të mirë për Manchester Unitedin, që mund të thuhet si rast i vetëm i pjesës së parë, derisa Laurent Koscielny ka goditur fuqishëm me kokë për të parë topin e larguar nga porta prej Patrice Evra. 

Më vonë, portieri polak i Arsenalit, Wojciech Szczesny, edhe një herë i ka mohuar Van Persiet golin e sigurtë, duke e mbrojtur goditjen e tij në pjesë të dytë. 

Kosovari Adnan Januzaj ka hyrë në ndeshje në 15 minutat e fundit të takimit, për të zëvendësuar transferin më të shtrenjtë në histori të Manchester Unitedit, Juan Mata. 

Rezultatet dhe tabela aktuale


 
Të gjitha lajmet nga