MESFUSHORI I KOSOVËS
Rashkaj ndahet me Eskilstunan
22 November, 2019 @11:14
Mesfushori i reprezentacionit të Kosovës dhe kapiteni i parë i Kosovës prej se ekipi u pranua të luaj miqësore nga FIFA, Anel Rashkaj, është ndarë nga ekipi i tij Eskilstuna.
Njoftimin e ka bërë të ditur vetë Rashkaj, që ka shkruar në rrjete sociale një falenderim për ekipin, duke i uruar edhe suksese në të ardhmen.
Tridhjetë vjeçari nga Prizreni tre stinorët e fundit i ka kaluar në kampionatin suedez, ku kishte ardhur prej kampionatit norvegjez, pasi që kishte qenë pjesë e Sandnesit.
Rashkaj ka regjistruar pesë paraqitje për Kosovën përgjatë ciklit të Kosovës për kualifikime drejt EURO2020, derisa nuk ka qenë pjesë fare e ekipit gjatë kampanjës kualifikuese për Botërorin Rusia 2018.
Prizrenasi në fillim të vitit 2018 kishte qenë për disa ndeshje edhe pjesë e kampionit të shumëfishtë të Kosovës, Prishtina, por shpejt u nda nga bardhekaltërit për të zgjedhur rikthimin në Suedi.