BASTORET
Pochettino favorit për këtë ekip
20 November, 2019 @23:18
Bastoret angleze me tu shkarkuar trajneri argjentinas i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, kanë vendosur për kuotat e radhës dhe ekipet favorite ku presin që ai të vazhdojë karrierën.
Dhe, për befasi të shumëkujt, Pochettino është favorit për të marrë drejtimin e Manchester Unitedit, kanë vendosur bastoret.
Pas ekipit nga Old Trafford, që nuk po sjell rezultate të mira me Ole Gunnar Solskjaerin në krye të saj, Bayern Munich dhe Real Madrid - janë ekipet e radhës ku ai do të mund të shkojë.
Pochettino 47 vjeç, në 5.5 vitet e fundit ka drejtuar Tottenhamin. Ai përkundër se nuk ka fituar trofe të rëndësishëm me klubin, ka çuar ekipin nga një ekip që lufton për dalje në Evropë, në një forcë që lufton për Ligë të Kampionëve dhe kërkon të jetë pjesë e skuadrave që luftojnë për titull.