NGA KONFERENCA
Emery pishman për Xhakën
21 November, 2019 @22:19
Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka bërë të ditur se Granit Xhaka mund t’i kthehet ekipit të Arsenalit pas momenteve jo të mira të kaluara aty, për shkak të incidentit me tifozë.
“Do të vendosim të premten. Ai është duke u kthyer dhe ne do shfrytëzojmë fuqinë e tij për çdo lojë që na duhet,” ka thënë Emery, shkruan BBC Sport.
“Qëllimi im është që ta fus në ndeshje dhe të bindim çdo adhurues të klubit se ai jep 100%-shin e tij në çdo lojë, ndërsa tifozët do të jenë krenar me te, për sa do që ai të jetë pjesë e klubit,” ka shtuar spanjolli.
Më parë, Emery kishte thënë se nuk dihet nëse Xhaka do të fitojë edhe njëherë të drejtën për të luajtur për Arsenalin.
Xhakës iu mor shiriti i kapitenit pas incidentit, ndërsa nuk ishte pjesë e ekipit në disa ndeshje radhazi. Xhaka, që përndryshe është kapiten i reprezentacionit të Zvicrës, ka siguruar kualifikimin me këta të fundit në EURO 2020, duke shënuar gol në përballjen e fundit të tyre kualifikuese.
Arsenal, që nuk po kalon stinor të mirë në Premier League, ka vetëm 17 pikë pas 12 ndeshjeve, ndërsa është 17 pikë larg liderit të elitës, Liverpool, e 8 pikë larg vendit të katërt.