Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GIANNI DE BIASI

Refuzon €5 mln për të mbetur kuqezi

Refuzon €5 mln për të mbetur kuqezi


30 December, 2015 @10:13

Gianni De Biasi në një emision special për fundvit në Supersport ka bërë të ditur se 3 javë më parë ka refuzuar një ofertë shumë milionëshe për të mbetur me kuqezinjtë në vitet në vazhdim. 

“Po është e vërtetë,” ka thënë De Biasi duke folur në emision. 

“Kam refuzuar ofertën nga një ekip kinez që për 2 vjet kontratë mi ofroi 5 milionë euro, shto këtu edhe benificionet tjera,” ka thënë italiani që drejtoi Shqipërinë në edicionin historik kualifikues për në Kampionatin Europian, EURO 2016

De Biasi gjithashtu ka bërë të ditur se paraja për të nuk është problem, edhe pse beson te kreu i FSHF-së, që do t’ia përmirësojë kontratën, faktikisht pagën. 

Strategu italian ka thënë se primare janë përgatitjet për EURO 2016, pastaj vetë kampionati dhe fillimi i kualifikimeve për RUSIA 2018


 
Të gjitha lajmet nga