SPANJA ZYRTARIZON
Rivali i Shqipërisë, me trajner të ri
21 July, 2016 @15:25
Përfaqësuesja e Spanjës ka bërë të ditur emrin e trajnerit të ri të reprezentacionit, pas largimit të Vicente Del Bosques nga ky post.
Ish trajneri i Portos dhe Spanjës U-21, Julen Lopetegui, është njeriu që do të drejtojë spanjollët përgjatë rrugëtimit të tyre drejt Rusisë 2018, ku në grup ka rival Shqipërinë.
ORARI I NDESHJEVE DREJT “RUSIA 2018”
Lopetegui 49 vjeç, ish portier, gjatë karrierës si lojtar ka veshur njëherë fanellën e Spanjës, ndërsa si trajner me U-19 dhe U-21 të Spanjës ka fituar europianin.