FILLIM I RI

Robin Van Persie nis karrierën si trajner
4 May, 2021 @15:44
Njëri ndër sulmuesit më të dalluar që ka pasur Holanda, Robin Van Persie, ka bërë të ditur se do të nis karrierën e trajnerit.
Van Persie, është bërë trajner i ekipit të të rinjëve të Feyenoordit U16 dhe staf i ekipit të trajnerëve të seniorëve për sezonin e ardhshëm 2021/22.
“Jam tejet i emocionuar me këtë mundësi dhe mezi po pres të hap kapitullin e ri në jetën time. Shumë falenderime për Feyenoordin, agjentët e mi dhe shokët nga kompania menaxhuese,” ka shkruar Van Persie në llogarinë e tij në Facebook.
Robin Van Persie që ka nisur karrierën e tij të futbollistit profesionist te Feynoord, ka bërë emër te Arsenali ndërsa fitoi titull kampioni me Manchester Unitedin, para se të kalonte te Fenerbahçe dhe fundin e karrierës së tij si futbollist e kaloi aty ku e nisi.