EUROPA LEAGUE
Rruga për gjysmëfinale!
11 April, 2013 @8:35
Tottenham duhet t’i harrojë lëndimet e lojëtarëve para ndeshjes kthyese kundër Baselit në kuadër të çerekfinaleve të Europa League. Gareth Bale, Jermain Defoe dhe Aaron Lennon janë futbollistët të cilët do t’i mungojnë trajnerit Andre Villas-Boas para kësaj ndeshjeje të rëndësishme e cila do të zhvillohet në Zvicër, ku ekipi i Baselit i shkaktoi mjaft probleme anglezëve duke barazuar 2-2 dhe dihet se në këto gara golat si mysafir luajnë një rol shumë të madh.
Ekipi zviceran, shokoi Tottenhamin në White Hart Lane duke mbyllur pjesën e parë me epërsi 0-2, me golat e Valentin Stcoker e Fabian Frei, para se anglezët të riktheheshin në lojë duke barazuar me anë të Emmanuel Adebayor e Gylfi Sgurdsson.
Adebayor sërish do të jetë rreziku kryesor për mbrojtjen e Baselit, mirëpo kësaj radhe i vetmuar me që Defoe është i lënduar, ndërsa mbrojtësit Thomas Vertonghen e Kyle Walker duhet të improvizojnë më shumë si pasojë e mungesave të alo-ve, Bale e Lennon. Trajneri i Baselit, Murat Yakin, shpreson që futbollistët e tij do të paraqiten sikurse në Angli madje edhe më mirë, në krye me Marco Streller i cili është rreziku kryesor për mbrojtjen e Tottenhamit.
Cana do ta ketë vështirë
Gjithashtu të enjten, një gol si mysafir për Fenerbahçen do t’i shkaktonte mjaft probleme Lazios, të cilët do të mundohen ta rikthejnë deficitin prej 2-0 që e pësuan në Stamboll. Lazio duhet të shënojë së paku dy herë për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim, mirëpo duhet të jenë edhe shumë të vëmendshëm në mbrojtje sepse një gol nga turqit do të komplikonte çdo gjë. Kosovari Lorik Cana që ka qenë njëri ndër më të mirët në mbrojtjen laciale në ndeshjen e kaluar në Stamboll, pritet që sot të ketë detyrë tjetër, që eventualisht të ndalë kundërsulmet e turqëve.
Shpresa te Torresi
Chelsea cilësohet favorit për të kaluar në gjysmëfinale, edhe pse duhet të mundohen në rusi kundër Rubinit. Fernando Torres shënoi dy herë në fitoren 3-1 të kaltërve të Londrës dhe Rafael Benitez beson që skuadra e tij do të arrijë të shënojë si mysafir sa për ta siguruar kualifikimin, mirëpo mbrojtja e Chelseat do të jetë pa Ashley Cole dhe Gary Cahill si pasojë e lëndimeve, edhepse nuk qëndron keq me bankën e rezervistëve me Ryan Bertrand, John Terry dhe Branislav Ivanovicin.
Newcastle, fitore pa pranuar gol
Newcastle United sonte do të mundohet të kthejë deficitin prej 3-1 kundër Benficas në St James’s Park. Ekipi portugez, si pasojë e një goli të hershëm të Papiss Cisse ishte në dizavantazh në shtëpi, mirëpo arriti të bëjë rikthim senzacional duke i rritur shpresat për kualifikim duke shënuar tre herë. Një fitore prej 2-0 do të ishte e mjaftueshme për Newcastle, e ky është synimi i Alan Pardew dhe gjithashtu pas ndeshjes së Fulhamit, në të cilën nuk pësuan gol, u jep mjaft besim anglezëve për t’u kualifikuar tutje.
EUROPA LEAGUE SONTE, ÇEREKFINALET:
18:00, Luzhniki, Moskë | Rubin Kazan - Chelsea | (1-3) Rez. i ndeshjes së parë | Gjyqtar kryesor: Firat Aydinus (Turqi) |
21:05, St Jakob Park, Bazel | Basel - Tottenham Hotspurs | (2-2) Rez. i ndeshjes së parë | Gjyqtar kryesor: Olegário Manuel Benquerenca (Portugali) |
21:05, Olimpico, Romë | Lazio - Fenerbahçe | (0-2) Rez. i ndeshjes së parë | Gjyqtar kryesor: Pavel Kralovec (Çeki) |
21:05, St James' Park, Njukasëll | Newcastle United - Benfica | (1-3) Rez. i ndeshjes së parë | Gjyqtar kryesor: Ivan Bebek (Kroaci) |
KUOTAT E WILLIAM HILL:
1 | Rubin Kazan fiton - 2.80 | Barazim - 3.40 | Chelsea fiton - 2.70 | |
2 | Basel fiton - 2.40 | Barazim - 3.60 | Tottenham fiton - 3.00 | |
3 | Lazio fiton - 1.95 | Barazim - 3.60 | Fenerbahçe fiton - 4.33 | |
4 | Newcastle fiton - 3.25 | Barazim - 3.40 | Benfica fiton - 2.38 |