LLOGARITË E SKUADRAVE
Sa përfituan Drita e Llapi nga garat evropiane?
30 July, 2021 @12:33
Me përfundimin e misionit evropian, Drita e Llapi tashmë bëhen gati për Superligë. Natyrisht, futbollistët e Dritës shkojnë në një pushim të shkurtër të merituar pas paraqitjes fantastike ndaj Feyenoordit në Holandë, ndërsa ata të Llapit, tashmë veçse kanë nisur ndeshjet miqësore për t’i bërë testet e fundit për Superligë 2021/22.
Ndërkaq, sa i përket të ardhurave të tyre nga UEFA-ja, për pjesëmarrje në Ligën e Konferencës, sipas radhës, ata kanë përfituar.
DRITA - LIGA E KONFERENCËS
Drita si nënkampione e Kosovës do të merr shumën për dy rrethet e para të pjesëmarrjes në Ligë të Konferencës, që kapin shifrën totale prej 650 mijë euro.
Pjesëmarrja në rrethin e parë do t’i sjellë gjilanasve 150 mijë euro, ndërsa ajo e rrethit të dytë, 350 mijë tjera.
Gjithashtu, këtu shtohet edhe një shumë që ndahet proporcionalisht për pjesëmarrësit, më e vogël se këto dyjat të përmendura, prej 100 mijë eurove, që në total çon shifrën në 650 mijë.
LLAPI - LIGA E KONFERENCËS
Debutimi i Llapit në arenën ndërkombëtare nuk ka shkuar siç pritnin ata. Përkundër insistimit, humbja në rrethin e parë 0-2 nga Shkupi, nuk u përmbys në Fadil Vokrri dhe llapjanët e drejtuar nga Tahir Batatina nuk arritën më shumë, që përkthyer në shumat që i ndanë UEFA në bazë të rretheve i bie t’i marrin 150 mijë euro.
Ndërsa si pjesëmarrje i kanë edhe 100 mijë tjera që në total çon shumën në 250 mijë euro.
-
Nga stinori tjetër në gara evropiane pritet të marrin pjesë 4 skuadra kosovare, për shkak të rezultateve të mira të disa skuadrave tona aty dhe kjo do të bëj garën edhe më interesante në Superligë, ku 40% e saj do të jetë pjesë e garave të UEFA-së.