MIQËSORE
Shpresë për Vushtrrinë
11 February, 2016 @18:12
Skuadra e parafundit në tabelën e Superligës, Vushtrria, ka mposhtur me rezultat 2-1 skuadrën e Dritës, në ndeshjen e zhvilluar në Kavajë, aty ku po i zhvillojnë përgatitjet parasezonale të dy skuadrat.
Golat e fitores për vushtrriasit u shënuan nga Bajram Zuqaku dhe Daut Maxhuni nga pika e bardhë.
Kjo fitore i jep shpresë vushtrriasve, që pjesën e dytë të sezonit ta fillojnë sa më mirë, me qëllim mbijetesën në Superligë.