DONIS AVDIJAJ
Shqipëria nuk e vlerësoi, tani ndjen kënaqësi që do të luajë për Kosovën
15 November, 2016 @22:21
Futbollisti i cili së fundi zgjedhi ta përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare, Donis Avdijaj, ka treguar se si ka rrugëtuar deri këtu ku është sot.
Avdijaj, nëpërmjet një shkrimi në faqen e tij në Facebook, ndër tjerash ka thënë se ka qenë i interesuar të luajë për Shqipërinë, qysh në kohën kur luajnte me grupmoshat e përfaqësueses gjermane, por që sipas tij Shqipëria gjithmonë mbeti në heshtje dhe nuk e përfilli atë fare, ndërsa me pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA, tashmë ndjehet i kënaqur që do ta përfaqësojë këtë shtet.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të publikuar nga vet futbollisti.