LEGJENDA
Lampard ndahet me New York Cityn
14 November, 2016 @15:30
Epoka e mesfushorit të njohur anglez, Frank Lampard, te skuadra amerikane, New York City, ka përfunduar.
Futbollisti me anë të një njoftimi në Instagram ka bërë të ditur se nuk do të jetë më pjesë e kësaj skuadre, ndërsa ka falenderuar të gjithë ata që kanë qenë pjesë e klubit.
Lampard ishte transferuar në New York në qershor të vitit të kaluar, derisa kontrata e tij ka pasur afat deri në fund të këtij viti.
Mesfushori 38 vjeçar ka thënë se shumë shpejt do ta qartësojë të ardhmen e karrierës së tij nëse do të pensionohet apo do të vazhdojë të luajë për ndonjë skuadër tjetër.