LIGA E PARË
6 lojtarë në procedurë disciplinore nga ndeshja Ballkani-Flamurtari
15 November, 2016 @16:55
Tre futbollistë nga Ballkani dhe tre futbollistë nga Flamurtari, janë inicuar në procedurë disciplinore nga Komisioni i Garave të FFK-së për Ligën e Parë.
Nga Ballkani janë inicuar Ilir Morina, Albion Muhadri dhe Leotrim Brahimaj, kurse nga Flamurtari, Flakron Hasani, Fidan Hasani dhe Korab Hasani, për shkak të pjesëmarrjes së tyre në rrëmujën e krijuar në minutën 34’ të ndeshjes, me ç‘rast u ndërpre ndeshja nga gjyqtari kryesor pas futjes në fushës të disa tifozëve, të cilët gjithashtu u përfshinë në këtë rrëmujë.
Përveë kësaj, edhe skuadra e Ballkanit është inicuar në procedurë disciplinore, si shkak i lëshimit në organizimin e ndeshjes.
Në procedurë disciplinore është inicuar edhe kryetrajneri i Ulpianës, Hysni Dragaqina, për shkak të sjelljeve jo sportive gjatë ndeshjes KEK-u - Ulpiana, si dhe skuadra e Dukagjinit, tifozët e së cilës kanë tepruar me hedhjen e flakadanëve para dhe gjatë ndeshjes me 2 Korrikun. Madje në minutën 28’ të kësaj ndeshjeje, bankina e 2 Korrikut u desh të largohet, për shkak të tymit të krijuar, ndërsa gjytari pati ndaluar ndeshjen për rreth 2 minuta, sa për t’u qetësaur situata.