LUTZ LINDEMANN
Hajvalia luftoi mirë në fazën defansive
15 November, 2016 @15:07
Trajneri i Prishtinës, gjermani Lutz Lindemann, pas barazimit pa gola me Hajvalinë, tha se skuadra kundërshtare luftoi mirë në fazën defansive.
“E uroj Hajvalinë për luftën që e ka bërë në fazën defansive. Ne nuk kemi arritur të shënojmë gol për ta fituar ndeshjen,” tha Lindemann për mikrofonin e Supersportit.
Më tej, ai tha se skuadra e tij kishte disa për të shënuar, mirëpo me mos realizimin e tyre, filloi edhe vështirësimi i krijimit të rasteve.
“Kemi pasur disa raste, të cilët sulmuesit tanë nuk kanë arritur t’i shfrytëzojnë dhe më pas u vështirësua edhe krijimi i rasteve,” shtoi ai.
Prishtina kohët e fundit ka filluar të ketë probleme me shënimin e golave, pasi që në katër ndeshjet e fundit të Superligës, ka shënuar vetëm dy herë.