Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SANTOS

Shqipëria, rival i vështirë!

Shqipëria, rival i vështirë!


29 August, 2015 @11:47

Përzgjedhësi i Portgualisë, Fernando Santos, i cili ka nisur të drejtojë përfaqësuesen në fjalë pas humbjes nga Shqipëria, ka pranuar se Shqipëria është kundërshtare e vështirë, para përballjes së 10 shtatorit në Elbasan. 

“Shqipëria është pengesë shumë e vështirë. Gjatë këtij cikli kualifikues nuk është mposhtur përveç në miqësore ndaj Italisë. Kjo mjafton që ne të jemi gati për këtë kundërshtar. Ne jemi të vetëdijshëm se duke fituar atje do të bënim një hap të madh drejt Francës,” ka thënë Santos në konferencë për shtyp para ndeshjes me kuqezinjtë. 

Shqipëria kishte fituar Portugalinë në përballjen e parë të Grupit I në Portugali 0-1, duke shkruar historinë për kuqezinjtë me fitoren e parë ndaj tyre. 

SHIKO TABELËN AKTUALE DHE NDESHJET E SHQIPËRISË

Ndërsa Portugalia si masë, menjëherë pas kësaj ndeshjeje kishte larguar trajnerin Paulo Bento, duke e sjellë Santosin në krye. 


 
Të gjitha lajmet nga