Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PORTIERI SERB

Shqiptarët në terren nuk mund të na mposhtin

Shqiptarët në terren nuk mund të na mposhtin


30 September, 2015 @15:02

Portieri i përfaqësueses serbe, Vladimir Stojkovic, në një prononcim për Alo.rs ka thënë se Serbia do të jetë e gatshme për çfarëdo lufte në Elbasan, pas asaj që ndodhi në Beograd. 

“Ata do të provojnë përsëri që të na mposhtin me dhunë, pasi që e dinë se nuk mund të na mposhtin në terren. E pashë ndeshjen e tyre në Danimarkë, vriteshin kokë më kokë mes vete, por disi e nxorrën pikën. Luftojnë, kanë patriotizëm të theksuar, por edhe ne duhet t’iu kthejmë në të njejtën mënyrë - me patriotizëm serb,” ka thënë ai. 

“Jemi të gatshëm për gjithçka, përleshje, ndërprerje loje, goditje - në gjithçka. Kushdo që del më i mençur në këtë luftë, do ta fitojë ndeshjen,” ka thënë ndër të tjera Stojkovic 32 vjeç. 

Ai mbron për Maccabin e Haifas në Izrael, ndërsa ka thënë se do të bëjnë gjithçka për të ndalur Shqipërinë në rrugë për EURO 2016. 


 
Të gjitha lajmet nga