Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI

Shtohen problemet, largohet edhe Radoniqi

Shtohen problemet, largohet edhe Radoniqi


17 November, 2020 @19:27

Nuk kanë fund problemet te Vëllaznimi.

Skuadra gjakovare, pasi raportoi që po kalon krizë të thellë financiare dhe pasi që lojtarët kryesorë veçse e bojkotuan një ndeshje, atë ndaj Dukagjinit xhiron e kaluar, përmes një postimi tashmë ka njoftuar opinionin edhe që kryetrajneri Ekrem Radoniqi ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij. Dorëheqja e Radoniqit erdhi si pasojë e gjendjes aktuale në klub dhe rezultateve jo të mira së fundi.

TABELAT E LIGËS SË PARË

Në njoftimin e postuar nga skuadra gjakovare shkruhet që stërvitjet momentalisht do të drejtohen nga ndihmësit Luan Tabaku dhe Dahim Xhepa, ndërkohë që kriza e përgjithshme në skuadër vazhdon të jetë e thellë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë