SHQIPET NË EUROPA LEAGUE
Si kaluan shqiptarët në Europa League sonte?
21 February, 2019 @21:30
Hedhim një sy edhe te lojtarët shqiptarët në tetë ndeshjet e para të natës në Europa League sonte.
Reprezentuesi i Kosovës Amir Rrahmani ka qenë në bankën rezervë përgjatë gjithë ndeshjes të cilën Dinamo e fitoi 3-0 ndaj Viktoria Plzenit për të siguruar të tetën e finales në garë.
Arijan Ademi ndërkaq, që reprezenton Maqedoninë, ka qenë për 90 minuta në fushë për zagrebasit në fitore.
Elseid Hysaj (Shqipëri) ka qenë për 90 minuta në fushë, ku Napoli ka mposhtur Zurichun 2-0.
Te Zurichu për 90 minuta në fushë kanë qenë Mirlind Kryeziu (Kosovë) dhe Toni Domgjoni (Zvicër), ndërsa Benjamin Kololli ka luajtur për 82 minuta e zëvendësuesi Bledian Krasniqi (Zvicër) është futur në 25 minutat e fundit të lojës, në eliminim të ekipit.
Në Londër, Arsenali është kualifikuar me fitore 3-0 ndaj BATE Borisovit bellorus, ndërsa Shkodran Mustafi (Gjermani) ka shënuar golin e dytë të skuadrës.
Granit Xhaka ka qenë për 90 minuta në fushë për Arsenalin gjithashtu në këtë fitore që i çon topçinjtë në të tetën e finales.