SCHALKE 04 - MANCHESTER CITY
City me 10 lojtarë, në minutën e fundit përmbys Schalken
20 February, 2019 @23:13
Goleadë në Gelsenkirchen, derisa Manchester City sa me përvojë aq edhe me fat ka arritur që të sigurojë fitoren në fund të ndeshjes në përballje me Schalken, 2-3.
Pjesa e parë përfundoi me epërsi të Schalkes 2-1, ku ekipi gjerman dy herë shënoi nga penalltia përmes Nabil Bentalebit.
Mirëpo në pjesë të dytë, City edhe pse mbeti me dhjetë lojtarë në fushë [dy të verdha të Nicolas Otamendit 68’] ka arritur që me golat e Leroy Sanes dhe Raheem Sterlingut (ky i fundit u asistua nga portieri Ederson) të sigurojë fitoren 2-3.
Tashmë në Etihad, më 12 mars City edhe me barazim do të sigurojë çerekfinalen, derisa Schalke duhet të luftojë shumë për befasi.