FA CUP: CHELSEA - UNITED
United eliminon Chelsean, kuptohen çiftet çerekfinale
18 February, 2019 @22:41
Me një paraqitje fantastike ekipore, United ka arritur të shënojë fitore 0-2 në ‘Stamford Bridge’, për ta eliminuar kështu Chelsean nga 1/8 e finales së FA Cup.
Skuadra e drejtuar nga norvegjezi Solskjaer reagoi mirë pas humbjes nga Parisi në Champions League dhe zhvilloi një paraqitje mjaft të disciplinuar në defansivë sonte, e në anën tjetër shfrytëzoi për mrekulli kundërsulmet, për ta fituar takimin me rezultat 0-2 dhe për ta arritur çerekfinalen e FA Cup.
Sa për statistikë, kjo ishte fitorja e parë e Manchester United në ‘Stamford Bridge’ që nga tetori i vitit 2012.
Me të përfunduar ndeshja në fjalë, u hodh shorti për fazën çerekfinale të FA Cup, short i cili përcaktoi këto çifte:
Swansea City vs. Manchester City
Watford vs. Crystal Palace
Wolves vs. Manchester United
Millwall vs. Brighton
Ndeshjet çerekfinale do të luhen në fundjavën e 15 marsit.