VENDIMET E KOMISIONIT DISIPLINOR
4 lojtarë suspendohen për 11 ndeshje në total
21 February, 2019 @15:09
Komisioni Disiplinor i FFK-së pas shqyrtimit të ndeshjeve dhe raporteve nga përballjet e xhiros së parë pranverore ka suspenduar katër futbollistë të ekipeve të ndryshme për shkak të kartonave të kuq.
Mirëpo, sipas peshës së kartonit të kuq ka marrë edhe dënimin.
Kështu, dënimin më të madhe e ka marrë futbollisti i Gjilanit, Ansi Nika, që ka goditur me kokë lojtarin e Dritës kah fundi i ndeshjes dhe është suspenduar me katër ndeshje moslojë.
Pas tij, për tre ndeshje moslojë është suspenduar Fidan Gërbeshi i Dritës, i cili përveç kartonit të kuq ka fyer lojtarët kundërshtarë.
Ndërsa nga dy ndeshje janë suspenduar Torvioll Stullqaku i KEK-ut për shkak të kartonit të kuq, goditje me bërryl të kundërshtarit, dhe Bennash Quansah i Flamurtarit, që ka marrë karton të kuq për ndalje të lojtarit të fundit të rivalit, në përballje ndaj Prishtinës.