Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DZEKO

S’ka probleme për gola

S’ka probleme për gola


25 September, 2015 @23:28

Trajneri i Romës, Rudi Garcia, ka shprehur besimin e plotë ndaj sulmuesit të ekipit Edin Dzeko, përkundër se ky i fundit në 5 ndeshjet e para të Serie A-së ka shënuar vetëm një herë. 

“Ai ka shënuar gjithmonë dhe ai e din se golat do të vijnë,” ka thënë Garcia në konferencë për shtyp para përballjes së fundjavës, ku Roma luan ndaj Carpit nesër. 

“Natyrisht, ekipi duhet të mësojë të luajë me njëri-tjetrin, por nuk kam ndonjë brengë për gola,” ka shtuar ndër të tjera trajneri francez në fjalë. 

Roma llogaritet njëra ndër favoritet për titullin e kampionit këtë stinor në Itali, por starti i tyre nuk ka qenë shumë premtues përkundër se kanë mposhtur kampionin aktual Juventusin në përballje. 

TABELA AKTUALE

Roma aktualisht është në pozitën e nëntë të Serie A-së me 2 fitore, 2 barazime dhe 1 disfatë. 


 
Të gjitha lajmet nga