DEKLARATA PAS NDESHJES
S’ka qenë lehtë
25 November, 2015 @15:12
Fitorja e radhës për Ismet Munishin, derisa Hajvalia sot ka parë veten në vend të tretë të klasifikimit në Superligë.
E ka pranuar që nuk ka qenë lehtë, derisa ka lëvduar futbollistët që kanë reaguar mirë në plagët e rivalit.
“Nuk ka qenë ndeshje e lehtë. E kemi ditur ku janë të plagosur dhe aty i kemi goditur,” ka thënë Munishi pas fitores së tetë të stinorit, transmeton faqja zyrtare e ekipit.
Hajvalia është në pozitë të tretë aktualisht, një xhiro pa përfunduar stinori vjeshtor dhe në ndeshjen e radhës është mysafir i Ferronikelit në Drenas.