Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROPA LEAGUE - SHORTI

Skuadrat shqiptare në EL - kundërshtarët e mundshëm në rrethin e tretë

Skuadrat shqiptare në EL - kundërshtarët e mundshëm në rrethin e tretë


1 September, 2020 @16:45

Pasi kuptuan kundërshtarët për rrethin e dytë, sot skuadrat shqiptare kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm të rrethit të tretë të kualifikimeve drejt Europa Leagues.

Nëse Shkëndija nga Tetova e kalon Botoshanin rumun në rrethin e dytë, në rrethin e tretë do të përballet me fituesin e duelit Lokomotiv Plovdiv vs. Tottenham.

Kukësi, nëse e kalon Wolfsburgun, në rrethin e tretë luan me skuadrën Desna nga Ukraina.

Laçi, nëse i kalon izraelitët e Hapoel Be’er Shevas, në rrethin e tretë e pret fituesin e duelit Coleraine – Motherwell.

Renova, nëse e kalon Hajdukun e Splitit, në rrethin e tretë ndeshet me fituesin e duelit Neftci Baku – Galatasaray, kurse Teuta, nëse e kalon Granadën spanjolle, më pas e pret fituesi i duelit Lokomotiva Tbilis – Dinamo Moska.

Ndërkohë, më me fat është Tirana, që si e rënë nga kualifikimet për Champions, me short është vendosur të shkojë direkt në Play Off apo në rrethin e katërt (90 minuta larg grupeve të Europa Leagues). Kundërshtarin e saj Tirana e kupton më 18 shtator.


 
Të gjitha lajmet nga