Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGUE 1

Sonte edhe një hattrick

REUTERS/Pascal Rossignol

Sonte edhe një hattrick


11 December, 2012 @21:38

Zlatan Ibrahimovic ka qenë edhe njëherë njeriu kryesor i Paris St Germainit. Suedezi gjigant ka shënuar hattrickun e radhës për t’ia dhuruar ekipit të tij trepikëshin e rëndësishëm në xhiron e XVII që luhet këtë mesjavë në Francë.

Ekipi i Valenciennes që gjindet në pozitën e pestë të tabelës nuk ka arritur në asnjë moment t’i bëjë ballë parisienëve të cilët me formacionin më të mirë i kanë dalë përballë në stadiumin e Hainaut-së.

Golat e Ibrës erdhën në minutat 28, 49 dhe 53, për të shënuar në fund edhe argjentinasi i ardhur nga Napoli, Ezequiel Lavezzi, për rezultatin përfundimtar 0-4.

Me këtë trepikësh Parisi i është afruar në dy pikë Lyonit lider që luan nesër ndaj Nancy.

REZULTATET:

Valenciennes - PSG 0-4

Nice - Rennes 1-0


 
Të gjitha lajmet nga