FILLON FUSHATA

Spanja e Portugalia, kërkojnë Botërorin 2030
5 June, 2021 @0:25
Para miqësores së të premtes ndërmjet Spanjës dhe Portugalisë, futbollistët e dy kombëtareve kanë pasur të veshur maicat ku shënonte viti 2030 - për të dhënë shenjë për një kërkesë (ende jo-zyrtare) që dy shtetet e kërkojnë - organzimin e Kampionatit Botëror të futbollit për vitin 2030.
Ndeshja miqësore mes dy skuadrave përfundoi me barazim pa gola, 0-0.
Në diskutimin e njëjtë, ka bërë të ditur BBC Sport, dhe si plan për kërkesë zyrtare përveç shteteve iberike janë edhe: Mbretëria e Bashkuar me Irlandën (bashkorganizatore) si dhe latinoamerikanët Argjentina, Uruguaji, Paraguaji dhe Kili.
Botërori i radhës, 2022 do të zhvillohet në Katar. Ndërsa ai i vitit 2026 në tre shtete gjigande: SHBA, Kanadë dhe Meksikë.