URUGUAJ
Suarez godet kundërshtarin
27 March, 2013 @12:37
Sulmuesi 26 vjeçar i Liverpoolit, Luis Suarez, ka qenë në fushë për 90 minuta në ndeshjen ku Kili mposhti Uruguajin 2-0, që ia shoi shpresat urugujanëve për “Brazili 2014”.
Nga frustrimi për të treguar më të mirën e tij, ai goditi mbrojtësin kundërshtar pas një krosimi, 36 minuta pa përfunduar ndeshja.
Kiliani, Gonzalo Jara, që luan për Nottingham Forestin, ka qenë ‘i godituri’, pasi që kishte mbajtur për fanelle uruguajanin Suarez, gjë që e kishte bërë që ky i fundit të dalë nga ‘takti’.
Jara nuk reagoi pas incidentit, por video inçizimet tregojnë se si Suarez qëllimisht kishte goditur kilianin në tentim për t’u liruar nga ai. E tash lëndën e ka FIFA në dorë. Tabela e grupit jugamerikan.