DE BIASI
Goli i planetit tjetër
27 March, 2013 @11:11
Strategu italian i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, pas fitores fantastike mbrëmë në ndeshje ndaj Lituanisë, ka thënë se goli nga gjuajtja e lirë, të cilën e shënoi Alban Meha, ka qenë goli më i mirë prej se ai ka marrë detyrën si trajner në Shqipëri.
“Ajo ishte goditje e një planeti tjetër. Ishte goli më i mirë prej se jam unë këtu,” ka thënë De Biasi, njofton sot e përditshmja Panorama Sport.
Ndërsa duke folur për rezultatin e thellë dhe golat e shumtë që i shënoi kombëtarja ai ka shtuar.
“Përveç katër golave që s’janë pak në futboll, kam mbetur i kënaqur nga vrapimi i lojtarëve, të cilët nuk janë ndalur gjatë gjithë kohës,” ka thënë mes tjerash De Biasi.
Shqipëria ka mposhtur mbrëmë Lituaninë në ndeshje miqësore 4-1, që u zhvillua në Tiranë. Lituania gjendet 56 vende më poshtë se Shqipëria në renditjen e FIFA-së.
Me fitoren e mbrëmshme Shqipëria ka barazuar duelet historike me Lituaninë në 2-2. Tashmë të dyja kombëtaret kanë nga 2 fitore përballë njëra-tjetrës në duele të ndërsjella.
TË GJITHA NDESHJET ME LITUANINË:
1 | 3 qershor 1992, Tiranë | Shqipëria - Lituania | 1-0 | Abazi 78' |
2 | 14 prill 1993, Vilnius | Lituania - Shqipëria | 3-1 | Baltusnikas 20, Sukristovas 25, Baranauskas 53 - Demollari 86 |
3 | 1 mars 2006, Tiranë | Shqipëria - Lituania | 1-2 | Aliaj 33 - Savenas 34, Danilevicius 42 |
4 | 26 mars 2013, Tiranë | Shqipëria - Lituania | 4-1 | Meha 33, Çani 38, Basha 44, Palionis AG 59 - Razulis 75 |