NDAHET ME EKIPIN
Sulmuesi kuqezi përfundon aventurën te ekipi i tij
18 June, 2019 @21:28
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ka bërë të ditur se është ndarë me klubin e tij Astra në Rumani.
Azdren Llullaku ka shkruar se aventura e tij ka mbaruar sot, duke i falenderuar skuadrës për sezonin e kaluar aty si dhe duke i dëshiruar fat bashkëlojtarëve në vazhdim.
Llullaku stinorin e kaluar ishte pjesë e Virtus Entellas në Serie B, prej ku kaloi te Astra. Istogasi 31 vjeç ka luajtur 34 ndeshje për ekipin e tij dhe ka shënuar 7 gola ligë për Astrën.