MBROJTËSI GJAKOVAR ZYRTARIZOHET TE NËNKAMPIONI
Prishtina zyrtarizon Bardhokun
18 June, 2019 @13:43
Para pak çastesh Prishtina ka zyrtarizuar mbrojtësin e Vëllaznimit, Tunë Bardhoku.
Futbollisti 25 vjeç që dallohet për mbrojtje të mirë dhe dalje në krah, ka nënshkruar për ekipin bardhekaltër dhe tash e tutje do të mbrojë ngjyrat e tyre.
Bardhoku pritet të debutojë për Prishtinën në gara evropiane, pasi që nënkampioni i Kosovës do të merr pjesë në Europa Ligë.
“Thjesht zgjodha Prishtinën për arsye se është ndër klubet më të vjetra dhe më e trofeshmja në vend dhe është kënaqësi e madhe që një klub si Prishtina të më ofroj që t’i shërbej asaj me cilësitë e mia,” ka thënë Bardhoku për faqen zyrtare të Prishtinës.
Ai ka shënuar 3 gola në stinorin e kaluar për Vëllaznimin, përkundër se luan mbrojtës, ndërsa Prishtina ka bërë të ditur se atë e ka marrë si futbollistë të lirë, pasi që i ka skuaduar kontrata me kuqezinjtë nga Gjakova.