SHORTI
Shkëndija dhe Partizani kuptojnë kundërshtarët
18 June, 2019 @14:42
Kampionia e Maqedonisë Veriore, Shkëndija dhe kampioni i Shqipërisë, Partizani kanë kuptuar kundërshtarët e raundit të parë kualifikues në Ligë të Kampionëve.
Shkëndija do të luaj ndaj Nome Kalju nga Estonia, ndërsa Partizani do të ketë punë me Qarabagun e Azerbajxhanit.
Shkëndija ndeshjen e parë do ta luajë në transfertë më 9 korrik, ndërsa takimi i kthimit në Shkup zhvillohet më 16 korrik.
Ndërsa Partizani ndeshjen e parë do ta luajnë në Tiranë, ndërsa atë të kthimit në Baku.